Këshilli Mbikëqyrës

Këshilli Mbikëqyrës është i obliguar për kontrollin e punës materiale-financiare të Ndërmarrjes. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës i emëron gjegjësisht i shkarkon Këshilli i Komunës së Tetovës. Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës emërohet një person me arsim të lartë i cili posedon njohuri dhe përvojë veçanërisht nga veprimtaria financiare dhe kontabiliste. Mandati i anëtarëve të Këshilli Mbikëqyrës zgjat 4 vjet dhe të njëjtit mund të marrin pjesë në seancën e Këshillit Drejtues. Këshilli Mbikëqyrës ka Kryetarin i cili zgjidhet nga radhët e anëtarëve. Për rezultatet e kontrollit të bërë Këshilli Mbikëqyrës me shkrim e njofton Këshillin Drejtues, Këshillin e Komunës të Tetovës dhe Ministrinë e Financave të RM-së.