Këshilli Drejtues

Këshilli Drejtues është organ drejtues i Ndërmarrjes të cilin e emëron gjegjësisht e shkarkon Këshilli i Komunës së Tetovës nga radhët e profesionistëve të afirmuar dhe ekspert të njohur të fushës që është lëndë e punës në ndërmarrje, duke e pasur parasysh përfaqësimin përkatës dhe adekuat të pjesëtarëve të të gjitha bashkësive. Numrin dhe përbërjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues e përcakton Këshilli i Komunës së Tetovës me Vendimin për emërim. Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues zgjat 4 vjet. Këshilli Drejtues ka Kryetarin i cili zgjidhet nga radhët e anëtarëve.

Kryetari i Këshillit Drejtues i cakton mbledhjet, kujdeset për zbatimin e akteve të Këshillit Drejtues dhe kryen punë të tjera të përcaktuara me Statuts.